LEZHË - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash, ku janë përplasur një makinë dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi i makinës, 24-vjeçari Eugen Bardhoku, ndërsa raportohen disa të plagosur.
Drejtuesit e kamionëve janë Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi, ku Vllaznim Gashi është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente









