Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, plagoset 80-vjeçari

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, plagoset 80-vjeçari

Foto nga aksidenti

Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti u regjistrua në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku ka mbetur i plagosur një 80-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ai është dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas