SHKODËR- Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’ rreth orës 20:00, ndërsa 7 persona janë plagosur, 2 rëndë dhe 5 raportohet se janë jashtë rrezikut. Mjetet e përfshira në aksident janë një ‘Fuoristradë’ ku udhëtonte familja Ndreka me 5 anëtarë që banon në Gurin e Zi dhe një ‘Benz’ me dy persona.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip ‘Fuoristradë’ është spostuar duke përfunduar jashtë rrugës. Dy personat që ndodheshin te makina tip ‘Benz’ janë nxjerrë menjëherë dhe janë dërguar në spital, nga ‘Fuoristrada’  u nxorën gruaja me tre fëmijët, por jo kryefamiljari, që po drejtonte makinën.

Pas mbi një orë e 30 minuta është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja edhe Viktor Ndreka, i cili ishte i bllokuar pas aksidentit. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin që zjarrfikësja po punonte për të nxjerrë nga makina drejtuesin e ‘Fuoristradës’.

Viktor Ndrenka së bashku me njërin nga famijët, E.  Ndreka 6 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë. E ndërsa vajza është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar te Spitali i Traumës, i ati ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Të plagosuri e tjerë ndodhen jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës.


Momenti kur i plagosuri Viktor Ndreka nxirret  nga makina ku kishte ngelur prej 90 minutash

Të plagosurit

Te ‘Fuoristrada’ po udhëtonin

Viktor Ndreka
Monda Ndreka 39 vjeç
L. Ndreka 17 vjeç
M. Ndreka 13 vjeç
E.  Ndreka 6 vjeç

Te 'Benz'-i po udhëtonin
Amarildo Martini 19 vjeç
Kristiano Vaso 24 vjeç