Një 19 vjeçar, banues në Laç të rrethit Kurbin, humbi jetën mëngjesin e sotëm si rezultat i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor të superstradës Laç-Fushë Krujë.
Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, thanë në një informacion paraprak për ATSH-në se në momentin e aksidentit, 19 vjeçari Anton Lleshi ka qenë duke drejtuar një autoveturë tip Pezho, me targë LA 2781A, ku pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një shtyllë.
Nga sa bëhet e ditur, përplasja ka qenë fatale për Anton Lleshin, i cili ka gjetur vdekjen, ndërkohë që i dëmtuar pa rrezik për jetën është pasagjeri Petrit Lleshi. Në vendngjarje gjenden forcat e policisë së komisaritatit të Kurbinit, ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet proçeduriale./ATSH/
/Shqiptarja.com