3 makina përfshihen në aksident në autostradën Lezhë-Laç, njëra përfundon në kanal! Plagosen 2 fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush. Tre makina janë përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.

Njëri nga automjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet.

Pasditen e sotme, një tjetër aksident ndodhi në Lezhë në fshatin Mylte. Një 14-vjeçar mbeti i plagosur rëndë teksa po lëvizte me biçikletë pasi u përplas nga një makinë në rrugën që lidh Rrilen me fshatin Mylte, ndërsa makina që e përplasi atë përfundoi jashtë rruge në një kanal.

Adoleshenti u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës. Drejtuesi i mjetit Gjovalin Gjeta 28-vjeç, nuk mori lëndime dhe u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas policisë nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Gjeta ka qenë duke lëvizur me shpejtësi duke e marrë para disa metra 14-vjeçarin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave