TIRANË-Dy makina janë përplasur rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria në kryeqytet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
 
Sipas policisë, nga përplasja, njëri nga dy mjetet që u përfshinë në aksident është përmbysur.
 
Mjetet e përfshira në aksident janë automjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip ‘Mercedes Benz’ me drejtues shtetasin S. P.
 
Punonjësit e Policisë Rrugore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.

[gallery]22693[/gallery]
aksident tirane


dy.b/shqiptarja.com