TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar në Vaqarr të Tiranës, ku për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05, në Vaqarr. Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe është përplasur nga një mjet tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., dhe nuk u ka rezistuar plagëve.
Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.
Komento