Një aksident rrugor ka ndodhur në Kavajë, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 teksa 24-vjeçari, F. K., duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe ka goditur katër automjete të parkuara.
Si pasojë, i riu u dëmtua lehtë dhe u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit
Komente










