ITALI - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shoferëve ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në autostradën A7 Milano-Genova.
Një automjet tip Volvo i bardhë që drejtohej nga Giuseppe Maria Garavaglia po ecte në drejtimin e kundërt dhe u përplas me një makinë tip BMW që drejtohej nga Matilda Hidri, e cila po udhëtonte drejt Genovas. Shoferët e dy automjeteve ndërruan jetë pasi makinat u përplasën 'kokë më kokë' dhe u shkatërruan tërësisht.
Në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë, me të cilën po udhëtonte një familje. Në spital përfunduan babai, kushëriri dhe djali 4 vjeçar. Dyshohet se aksidentin tragjik e shkaktoi Garavaglia ka hyrë në kabinën e pagesës dhe ka marrë korsinë e gabuar. Pasi eci 5 kilometra me shpejtësi të madhe, ndodhi ngjarja tragjike, shkruajnë mediat italiane.
Autostrada mes Gropello Cairoli dhe Casei Gerola mbeti i mbyllur për trafikun për shumë orë, me një dalje të detyrueshme në Gropello Cairoli (Pavia) për ata që vinin nga Milano dhe kishin desitancion Genovan. Këto janë detajet e para nga aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Foto nga aksidenti në Itali
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali: Më dridhen këmbët, mund të isha edhe unë viktimë
Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali, në autostradën Milano-Genova tha se u frikësua shumë. Tre makina u përfshinë në aksident pasi njëra prej tyre po lëvizte në drejtimin e kundërt dhe dy persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën.
"Pashë një makinë duke ecur me shpejtësi në drejtimin e gabuar në autostradë. Ajo po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt në korsinë që zakonisht përdoret për parakalim. Më duhej të shikoja dy herë në pasqyrën e pasme për të bindur veten se po shihja diçka të vërtetë. Pas pak minutash ndodhi e pashmangshmja. Këmbët ende më dridhen. Unë mund të isha në mesin e viktimave”, thotë një dëshmitar në rrjetet sociale.
KAFSHE E QELBUR ITALIAN,,,shikoni sa shpejt ka qene saqe ka hipur makina mbi ndarese....
PërgjigjuNuk ka pasur nevojë të eci shpejt . Edhe sikur me 90km/h të dyja makinat, përplasja është si të jesh më 180km/h e ti biesh murit