KUKËS- Një aksident me pasojë vdekje e personi ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë. Një mjet tip "Golf", ka dal nga rruga, e për pasojë kanë humbur jetën Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra. Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur, drejtuesi i mjetit Samet Elezaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.