Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në aksin nacional Berat–Dimal, në fshatin Otllak të Beratit. Një motor është përplasur nga pas me një mjet tip BMW që ishte në lëvizje. Goditja ka qenë e fortë dhe pasagjeri i motorit është hedhur në ajër, duke u përplasur më pas në rrugë, ku ka humbur jetën në vend.
Viktima është identifikuar si Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha. Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 35 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Komente











