Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Misto Mames në Tiranë.
Një këmbësore 55-vjeçare është përplasur nga një automjet me drejtues një 23-vjeçar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Si do zgjidhet problemi i te rinjve dhe femrave ne timon? Jane shkaktaret ne 1 te ketyre ngjarjeve. Ky grup kerkon mbikqyrje te rrepte e nga afer. Si mundet te lejojme qe jeta e pafajshme te merret aq kotesisht?
Përgjigju -
Na vjen shume keq per popullin shqiptar qe cdo dite e gjen vdekjen rrugeve ku nuk ka asnje siguri,Po nqs ne vend patenta blihet nuk mund te ndodhe ndryshe.
Përgjigju












Komente
Komento