Humbja kontrollit në drejtimin e mjetit dhe konsumimi i alkoolit, dyshohet të jenë shkaqet e aksidenteve të me pasojë jetën e qytetarëve shqiptar. Katër jetë të humbura vetëm në ditët e fundit të vitit 2015 dhe dy ditët e para të këtij viti në vend. Në këto tri ditë mbetën të në Fier, një çift të sapofejuarish, një person në Pogradec mjeti i të cilit doli nga rruga, si dhe një punonjës policie i cili mbeti i vdekur në rrethrrotullimin e Saukut.
"Përdorimi i pijeve aloolike, i celularit dhe humbja e kontrollit janë tre shkaqet kryesore të aksidenteve të ditëve të fundit.Ndërsa në rastin e humbjes së jetës së efektivit të policisë ka qënë shkak humbja e vëmendjes së drejtueses së mjetit"-thotë Mitat Kola për Shqiptarja. com
Kryepolici rrugor, pohoi se nata e ndërrimit të viteve nuk është parë nga policia rrugore në formën represive dhe ndëshkuese pavarësisht se sipas tij planet e masave janë realizuar me përpikmëri. Sipas Toles shërbimet e policisë rrugore kanë qenë në shërbim gjatë gjithë vitit.
Edhe për festat e fundvitit në planin e masava punonjësit i ëmëshuan faktit të zhbllokimit të trafikut jo dimensionin ndëshkues. Drejtori i Policisë rrugore ka kërkuar nga autoritetet dhe firmat e kontraktuara të mirëmbajtjes të rrugëve që të tregojnë më tepër kujdes në gjendjen fizike të rrugëve.
Eksperti i sigurisë rrugore gëzim hoxha, thekson se gjendja euforike e peruiudhës së festave dhe e vitit të ri, ndikon në rritjen e aksidenteve.
"Aksidentet e këtyre ditëve ka shumë faktorë, gjendja euforike e njerëzve që ngrenë adrenalinën e njerëzve në ditë festash bëjnë që ata të humbasin kontrollin"- shton Hoxha
Po ashtu Hoxha, thotë se ulja sasisë së aksidenteve dhe shkaqet e tyre nuk duhen kërkuar vetëm tek policia rrugore, por edhe tek autoritet rajonale rrugore dhe edukimi i përdoruesve të rrugës.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com