Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i katër akidenteve të ndodhuranë aksin nacional Lezhë-Milot vetëm gjatë javës së fundit. Aksidentet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin vend në zonën e Ishull-Lezhës e cila është mjaft e populluar dhe në të dyja anët ka degëzime të shpeshta.
Zona është e banuar në dy anët e rrugës, por për këmbësorët nuk ka mbikalime. Shqetësim për ta mbetet dhe mungesa e ndriçimit.
“Këto gjëra ndodhin nga pakujdesia e njerëzve në rrugë, e dyta nuk ka hapësirë ndriçimi. Këtu është një zonë ku ka shumë lëvizje ,lidhen dy ishujt dhe duhet të ketë ndriçim. Problem është edhe nënvleftësimi i shoferave dhe kalimtarëve", shprehet një banor.
“Kryëzimi këtu është i rrezikshëm, ky ose duhet të mbyllet, ose duhet bërë një sinjalistikë më e mirë. Ne përditë ndjehemi të kërcënuar prej makinave. Këtu ka shpejtësi marramendëse. Këtu nuk ka asnjë lloj sinjalistike e ndriçimi për mbrojtjen e shoferëve dhe këmbësorëve”, shprehet një drejtues mjeti.
Eksperti rrugor Artur Sulçe në një intervistë për report tv tha se lëvizja në aksin Lezhe-Milot është përtej kapaciteteve të rrugës.
“Kjo rrugë rurale është shumë më e ngarkuar se sa vetë kapaciteti dhe karakteristikat tekniko-gjeometrike që lejojnë këtë rrugë për të mbajtur këtë lloj ngarkesë të lëvizjes së automjeteve”, tha eksperti rrugor Artur Sulçe.
Rruga është jashtë standardeve pasi mungojnë korsitë e shpejtësisë dhe ngadalësimit, ndërsa mungojnë trekëndëshat që lidhin rrugët dytësore.
"Hyrja dhe dalja nuk është në përputhje qoftë me korsinë e përshpejtimit apo ngadalësimit, që në këto rrugë pothuajse nuk ka korsi nuk ka të tilla dhe një element i rëmdësishmë është që në disa vende i mungojnë trekëndëshat e dukshmërisë për ata që dalin nga rrugët sekondare për në rrugët kryesore”, shtoi Sulçe.
Që prej ndërtimit të saj e deri më tani superstrada Lezhë-Milot ka marrë me dhjetëra jetë njerezish, çka e dëshmojnë dhe lulet e lapidaret e vendosura në përkujtim të viktimave në thuajse në çdo kilometër të këtij segmenti.
VIDEO/ Intervista me ekspertin rrugor Artur Sulçe
-
Si lajm nuk eshte interesant. Interesant eshte se eksperti ne fjale ka 2 dekade a mos me shume qe flet per kete pune dhe asgje nuk ndryshon.
Përgjigju -
Po ka edhe mirditorë të ramë në fushë! Jo or tëj,shysh or tëj...mu nuk m'ze mashinaor tëjjjjjjj Ajo rrugë në dy krahët ashtë mbushë me rob të trashë
Përgjigju-
Ti qe edhe me nje rast tragjik si ky nxjerr inatin me mirditoret, je ose islamik fanatik qe i pelqen me i thirr babe perdhunuesit (respekt per muslimanet e shqiperise!), ose je nga ata malesoret e fushes qe kur u vjen miku te dera ju therret ne emer te gruas!
-
-
Po pse i beni publicitetet ketij dallaveraxhiu qe per dy aspra nga kompanite i nxjerr fajtorw gjithone viktimat kembesoret
Përgjigju








Komente
Komento