KUKES - Në dy javët e para të muajit qershor aksidentet rrugore në qytetin e Kukësit kanë shënuar një bilanc të frikshëm. Gjatë kësaj periudhe tre fëmijë u lënduan nga goditja me automjete, gjatë rrugës për në shkollë, ndërkohë që dy viktima u regjistruan nga përplasja e tyre, si pasojë e goditjes në mes të rrugëve nga automjete, të cilat drejtoheshin nga minorenë që nuk kishin dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve.

Përballë kësaj situate policia rrugore e Kukësit ka shtuar masat për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit të Kukësit. 

"Është bërë një plan masash nga komisariati i policisë Kukës ku mund të them vetëm këto 4 ditë janë arrestuar dy drejtues mjetesh pa dëshmi aftësie, janë bllokuar 5 mjete me xhama të zinj dhe 3 mjete me mungesë dokumentacioni dhe vetëm gjatë kësaj jave në bazë të masave që janë bërë dhe do vazhdojnë të bëhen." shprehet Ibrahim Maksuti, shef i policisë rrugore.

Ndërkohë drejtuesit e pushtetit lokal, uniformave blu I kanë kërkuar hartimin e planeve të masave për evitimin e qarkullimit në rrugët e qytetit të personave që nuk kanë patentë, konsumojnë alkool apo bimë narkotike si dhe kanë automjete pa dokumentacion.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)