Aksidentet rrugore, 2 të vdekur
në pak orë në Librazhd e Berat 

Dy aksidente të rënda rrugore janë shënuar në harkun e pak orëve në Librazhd dhe Berat.
 
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Libarazhdit. Kristo Roci, i cili udhëtonte me mjetin e tij me targa greke NZY 5651 ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një ndërtesë. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit të Librazhdit. Roçi, baunes në Hotolisht  të Librazhdit  ka qenë duke udhëtuar më shpejtësi çka ka bërë që përplasja të jetë shumë e fortë çka ka sjellë edhe humbjen e jetës së drejtuesit.
 
Goditet nga  makina, vdes 50 - vjeçari në Berat
Sazan Kasa është vënë në prangat e Policisë së Beratit pasi teksa drejtonte mjetin e tij tip “Fiat” me targa  AA 332 ka goditur qytetarin me iniciale Q.M.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të mara, e për pasojë ka humbur jetë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugorë Poshnje-Berat.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua