Video e aksidentit tek Rruga e Arbrit, momenti kur përmbyset furgoni me pasagjerë, shoferi gënjeu policinë

DIBËR - Ditën e djeshme në bypass-in e Rrugës së Arbrit ndodhi një aksident automobilistik, teksa furgoni i drejtuar nga Ajet Lila, 55 vjeç doli nga rruga duke lënduar 5 persona, njëri prej të cilëve shkoi në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shoferi 55-vjeçar përpara policisë dha një dëshmi të rremë, duke thënë se furgonit të tij iu pre rruga nga një makinë tjetër, për shkak të së cilës humbi kontrollin duke u kthyer furgoni përmbys.

Por sipas kamerave të sigurisë, policia fakton se furgonit nuk i është ndërprerë rruga nga asnjë makinë, por ka humbur kontrollin vetvetiu dhe ka dalë nga rruga.

'Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet saktësisht pse 55-vjeçari humbi kontrollin, por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ai është vënë në prangat e policisë.

Ndërsa shtetasit e lënduar nga aksidenti tashmë janë larguar nga spitalin pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, vetëm njëri prej tyre edhe po merr ndihmën mjekësore.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut