Aksidenti fatal te ‘Mali i Robit’ 
eksperti: 'Toyota' me shpejtësi

Eksperti i qarkullimit Arben Luzi tha në studion e Report Tv se shkak për aksidentin me dy të vdekur te "Mali i Robit" dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara nga automjeti “Toyota”, ndërsa evidentoi problematikën me infrastrukturën në këtë kryqëzim i cili sipas Luzit nuk plotëson kushtet për të qenë i tillë pasi njerëzit kalojnë mbi hekurat për të dalë në vendet e ndalimit të automjeteve të transportit interurban. 

Zgjidhje sipas ekspertit të qarkullimit do ishte ndërtimi i stacioneve për automjetet e transportit publik ku edhe do të sinjalizoheshin drejtuesit e automjeteve të cilët do ishin të detyruar të ngadalësonin shpejtësinë dhe për rrjedhojë do minimizoheshin aksidentet me pasoja të rënda si ai i mëngjesit të sotëm. 

Z.Luzi, në një javë kemi tetë të vdekur në aksidente rrugore. Çfarë po ndodh në rrugët tona? 
Janë tre aksidente të rënda. Rasti më flagrant i Velipojës ku katër anëtarë të një familje pësuan vdekje. Nga analiza e këtij aksidenti, janë përplasur dy automjeteve ballë përballë. Duke parë dëmtimet e rënda që janë në të dy mjetet, pavarësisht se ajo rrugë është interurbane dytësore, me shpejtësi deri në 80 km/h, nga pikëpamja e parë nuk jemi në këto limite, por një nga përdoruesit ka tejkaluar normën. Aty ka shumë për të diskutuar. Sërish, duke qenë një rrugë interurbane dytësore, rrugë e vjetër dhe po rikonstruktohet, kjo rrugë duhet të kishte sinjalizime që të njoftonte drejtuesit e automjeteve për të ulur shpejtësinë. Mungojnë sinjalistikat që kufizojnë shpejtësinë. 

-Një tjetër aksident i rëndë te Mali i Robit sot, ç’a mund të themi?
Duket qartë që drejtuesi i mjetit po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Kavajës. Në degëzimin e Malit të Robit, i cili për mua nuk i ka kushtet e plota për të qenë i tillë, sepse aty dalin këmbësorët që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës, Rrogozhinës apo diku tjetër, janë të pambrojtur, s’ka vende ndalimi për mjetet e transportit publik dhe bëjnë veprime duke kaluar karrexhatën nga njëra te tjera. Nga pamjet filmike, duket se ka elementë të tjerë që duhen diskutuar dhe një prej tyre është shpejtësia. Mund të jetë faktor, pavarësisht se më pas doli që drejtuesi i mjetit ishte pa leje drejtimi, pra me patentë të pezulluar. Shpejtësia tej normave të lejuara mund të jetë shkak për këtë aksident. 

-Cilat janë disa nga akset më të rrezikshme?
Të gjitha rrugët në Shqipëri kanë njollat e tyre të errëta. Këto duhet të shoqërohen me sinjalistikë të fortë rrugore, duhet të merren masa. Në rastin konkret te mali i robit ka një vendkalimi për këmbësorët, por në anën tjetër ky vendkalim nuk është i përshtatshëm, sepse kalon njërën anë ndërsa në të zbritur has shumë vështirësi fizike për të zbritur. Aty duhet të ndërtohet një stacion dhe duhet të sinjalizohet. Mbikalimi I Malit të Robit nuk është I përshtatshëm për këmbësorin në këtë mbikalim dhe në të zbritur përpara tij ndodhen shumë vështirësi. Aty duhet të sinjalizohet dhe të ndërtohet një stacion,sikundër kemi rastet që sollën një ulje drastike të aksidenteve si në Lushnjë,në vend pushimin e shoferit në Lushnjë, ku vërtet ka ndërhyrje të rrugëve interurbane kryesore. Shpejtësia e mjeteve aty kufizohet sepse ka dhe një sinjalistikë të plotë,e cila e detyron drejtuesin e mjetit që kur të hyjë në mbikalim kjo ndërprerje rruge ai të jetë me shpejtësinë e lejuar. Si dhe me vendosjen e këtyre sinjalizimeve numri i aksidenteve në këto vende ka rënë shumë. Drejtuesit e mjeteve janë një nga përdoruesit e rrugës, por ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë, sikundër është polici që ne e shikojmë në rrugë ashtu është dhe enti pronar I rrugës që duhet ti përgjigjet kësaj rruge, shpesh herë ndodh me firmat që kanë marrë autostradat ose rrugët e Shqipërisë, i kanë marrë me koncesion për mirëmbajtjen e tyre. Kanë bërë një makinë e kanë përshtatur me sinjalizimin e plotë. Pro shpeshherë pasi vendosen disa kone në fund fare vendoset makina dhe pas makinës punohet. Makina duhet të vendoset që në fillim dhe pastaj të jenë konet e sinjalizimit I plotë, që të njoftojë drejtuesit e mjeteve.

-Rikthemi në aksidentit që ka ndodhur në Velipojë pak ditë më parë, me bilancin tragjik që përfundoi. Në fakt rruga Shkodër – Velipojë është si minë me sahat që mund ti plasë kujtdo që e frekuenton atë rrugë pasi dhe më parë ka pasur një numër të madh aksidentesh dhe për këtë arsye është quajtur dhe si “Rruga e Vdekjes”. Pse ende nuk janë marre masa dhe pse pikërisht kjo rrugë është më një numër kaq të lartë aksidentesh?
Aty ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave së qarkullimit rrugor nga përdoruesi i rrugës, por shpejtësia e lartë ka sjellë pasoja tragjike, se mund të kenë ndodhur aksidente por jo me pasoja fatale. 

-Duke marrë parasysh se dhe çfarë ka gjetur policia në vendin e ngjarjes, mund të themi që personat nuk kanë qenë të pajisur me rrip sigurimi?
Për vetë moshën e fëmijëve, ata duhen mbajtur  në sedilje të veçanta dhe  pastaj  të lidhen me rrip dhe ata nuk kanë qenë të lidhur me rrip, djali ishte foshnjë,të mitur janë të gjithë por ai ishte foshnjë. Goditja  e  mjeteve ka qenë fatale. Kjo rrugë dhe pse ka pasur shumë aksidente nuk është ndërhyrë dhe për ta bërë të qartë  sinjalizimi nuk është se mbron jetë njeriu por e bën më të përgjegjshëm për drejtimin e mjetit. Duhet të insistojmë se sinjalizimet duhet te jenë të plota, si vertikal dhe horizontal. Po të shikojmë aty ka sinjalizim horizontal por jo vertikal. Në një rrugë me këto lloj parametrash ku qarkullojnë mjete duhet të ketë detyrimisht dhe një kufizim shpejtësie më të plotë.

-Ne kemi diskutuar për shumë faktorë të cilët janë faktorë rrethanorë siç janë policia, sinjalistika rrugore por nuk folëm për atë që çfarë duhet të bëjmë ne. Si shofer përgjegjësia angazhimi, të jemi më të kujdesshëm. Cilat janë disa prej masave që ne duhet të kemi parasysh për të mbrojtur jetën? 
Drejtuesi i mjetit si një përdorues rruge normohet në bazë të Kodit Rrugor dhe duhet të zbatojë rregullat e Kodit Rrugor dhe për këtë trajnohet në Autoshkollë, ndoshta duhet të bëhet një ripërsëritje e testit së Lejes së Drejtimit.

-Kur mendoni se Shqipëria do të ketë një numër më të vogël aksidentesh?
Është një projekt i cili është gati 65.9 milion euro dhe i mbulon Banka Botërore dhe pjesën tjetër Shteti Shqiptar. Dhe kjo do të sillte një ulje të aksidenteve. Ai mbaron në vitin 2020 por dhe me mbarimin e rrugës dhe plotësimin e tyre dhe deri dje njihnim fjalën shofer por sot njohim përdoruesi i rrugës dhe përdorues të rrugës  janë të gjithë që kalojnë në rrugë, qoftë këmbësorët, qoftë drejtues mjeti. Mendoj se bërja më e përgjegjshme ndikojnë në ndërgjegjen e njerëzve dhe marrin masa për uljen e aksidenteve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen