Aksidenti në Bullgari/ Mjekët japin informacione për gjendjen shëndetësorë të 7 të mbijetuarve: Janë jashtë rrezikut për jetën! Njëri në situatë të rënduar psikologjike

Aksidenti në Bullgari/ Mjekët japin informacione për gjendjen shëndetësorë të 7 të mbijetuarve: Janë jashtë rrezikut për jetën! Njëri në situatë të rënduar psikologjike

7 personat që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kështu deklaroi doktoresha Maya Argirova, shefe e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spitalit "Pirgov" ku po kurohen të plagosurit. Ajo sqaroi se janë 6 pacientë në kirurgjinë plastike, për shkak të djegieve që kanë marrë, dhe një në traumalogji pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pas aksidentit.

“6 pacientë janë  në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme. Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre! Nënkryetarja e Shkupit: Dyshohet edhe për kontrabandë nafte


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!