Policia e Korçës ka dhënë detajet e para nga aksidenti pranë qytetit të Maliqit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia thekson se një automjet veturë nga rënë nga ura dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit. Pritet ardhja e polumbarëve. Report Tv mëson se automjeti drejtohej nga një 24-vjeçar i quajtur Gjergji Elmazi, i cili dyshohet të ketë humbur jetën.
Lajmi kryesor: