Aksidenti në Pogradec, ndërron jetë në spitalin e Traumës turistja italiane! Arrestohet shoferi i makinës

Aksidenti në Pogradec, ndërron jetë në spitalin e Traumës turistja italiane! Arrestohet shoferi i makinës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës turistja italiane Elena Radaelli e cila u përfshi në një aksident në aksin rrugor “Pogradec-Lin”. Policia njofton se është arrestuar Artan Bali shoferi i makinës me të cilin u aksidentua me motor turistja italiane.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Lajmi kryesor:

Motomjeti përplaset me makinën në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë në spital turistja italiane! Arrestohet shoferi i “Benz-it”


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu