Një ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Qafë Muzinë të Sarandës, policia ka vënë në pranga shoferin e makinës Wolskvagen që u përplas me një autobus me studentë të Tiranë.

Në makinë udhëtonin 7 persona, drejtuesi i mjetit dhe 6 pasagjerë të tjerë. Të gjithë janë familjarë me njëri-tjetrin dhe ishin nisur për të shkuar në Greqi, ndërsa studentët me autobus, ktheheshin nga ekskursioni në Sarandë. Fatkeqësisht nga përplasja një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë ku u transportuan me helikopterë.

Feruz Lleshi, 38-vjec, me banim në Elbasan u vu në pranga për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimi rrugor, pasi ka udhëtuar në makinë me një numër pasagjerësh të madh, prej 7 vetash në një autoveturë të vogël, duke rrezikuar kështu jetën e familjarëve të tij që fatkeqësisht u shënua një viktima.

Familjarët ishin nga mosha 3 deri në 39-vjeç.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)