Deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka folur për herë të parë mbi aksidentin e një ditë më parë ku ai përplasi me automjetin e tij tip "Benz" një 54-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës.
Ai thotë se e vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur, ndërsa nuk shqetësohet për akuzat politike që i bëjnë.
"E vetmja keqardhje për jetën e humbur"
Aqif Rakipi ka sqaruar për 'Tirana Post' se nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi por se sipas tij, 54-vjeçari Seit Sorra i ka prerë rrugën papritur dhe pavarësisht përpjekjeve për të manovruar nuk ka mundur të shmangë goditjen fatale ndaj viktimës.
“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.
Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.
As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë Rakipi.
Gjithashtu, deputeti i PDIU është përgjigjur edhe për akuzën e ngritur nga Prokuroria, për largim nga vendi i ngjarjes. Ai sqaron se pas aksidentit fatal në autostradë ku la një të vdekur, i është drejtuar menjëherë rajonit më të afërt të policisë ku është dorëzuar, ndërsa blutë i kanë bërë testin e alkoolit.
"E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha, ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes. Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt. I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident. Shpreh keqardhje për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë", ka thënë ai.
[gallery]23469[/gallery]
PD i rikthehet akuzave: Çfarë fshihte në makinë Aqif Rakipi?
Partia Demokratike iu rikthye sërish sot akuzave në adresë të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi pas aksidentit që i mori jetën një kalimtari dje në autostradën Tiranë-Durrës.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, selia blu ngre katër pyetje për rrethanat e këtij aksidenti.
"Dëshmia e kushërinjve të Seit Sorrës, viktimës së aksidentit, është tronditëse dhe tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okularë, rrëfejnë se deputeti, mik i Ramës, Aqif Rakipi, sapo ka përplasur për vdekje Seitin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ata thonë se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte diçka.
Largimi i tillë nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat kriminale të ngjarjes.
Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës?
A ishte ai në gjendje të intoksikuar nga alkoli apo substanca të tjera?
Çfarë kishte në makinë miku i Ramës, i cili nuk donte që policia ta gjente makinën në vendngjarje e ta kontrollonte?
Dhe më e pakta, pse një i zgjedhur, një deputet, nuk kujdeset për viktimën, nuk i ofron ndihmën e parë por ikën me shpejtësi pa u ndalur menjëhere pasi ka përplasur për vdekje një njeri?
Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues.
Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin.
Partia Demokratike paralajmëron këdo person që po favorizon mikun e Ramës në kurriz të viktimës, se çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi", thuhet në deklaratën e selisë blu.
Aksidenti dje në orët e para të mëngjesit
Aksidenti i rëndë ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës, në orët e para të mangjesit.
Automjeti tip "Benz" i drejtuar nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi përplasi 54-vjeçarin Seit Sorra pasi ky i fundit kishte kapërcyer trafikndarësen e autostradës. Ai humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë nga makina.
Deputeti i PDIU u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 10 minuta më pas u dorëzua në polici. Ndërsa gjatë pasdites së djeshme, me urdhër të Prokurorisë, policia liroi deputetin Aqif Rakipi nga ambientet e komisariatit nr.2 të kryeqtetit.
Ai do të hetohet në gjendje të lirë për dy akuza, shkelje të rregullave të qarkullit rrugor dhe largim nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, ekzpertiza ka nxjerrë fajtor të aksidentit viktimën Seit Sorra i cili pasi ka kapërcyer mbi trafikndarësen i ka prerë rrugën automjetit të deputetit të PDIU.
Ekspertiza: Viktima fajtor për aksidentin
Prokuroria ka urdhëruar lirimin e deputetin të PDIU-së, Aqif Rakipi nga ambientet e komisariatit nr.2 në kryeqytet, ku u dorëzua pas aksidentit në autostradë.
Rakipi aksidentoi për vdekje një kalimtar teksa kthehej nga Durrësi orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas organit të akuzës, hetimi ndaj Rakipit do kryhet në gjendje të lirë.

Nga hetimet paraprake të grupit të ekspertëve, deputeti rezulton se s’ka konsumuar shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë viktima ai që i ka prerë rrugën.
Kështu ekspertiza bën me faj 54-vjeçarin Seit Sorra, për aksidentin që i mori jetën.
Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj deputeitt Rakipi, atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe për largimin nga vendi i ngjarjes.
Seit Sorra, 54-vjeç u përplas për vdekje me automjet nga deputeti i Qarkut të Elbasanit në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.
Pas aksidentit fatal, Aqif Rakipi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa u dorëzua në polici pas 10 minutash.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO