Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë

4 të rinjtë që humbën jetën në aksident

Një aksident tragjik në Itali i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këllici dhe tre shokëve të tij. Të katërt po udhëtonin me një automjet tip ‘Volkswagen’ kur u përplasën për vdekje në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.

Miqësia e tyre nisi në shkollë pasi kishin të përbashkëta me njëri-tjetrin. Pëlqenin çiklizmin, futbollin dhe notin, ndaj kalonin shumë kohë së bashku, aq sa natën kur ndodhi aksidenti po ktheheshin për në shtëpi pasi kishn dalë për të pirë diçka.

“Një miqësi e lindur në shkollë që në shkollën fillore dhe e ndërtuar ditë pas dite. Ata kalonin kohën duke folur për gjithçka, duke nisur nga lojërat e futbollit, xhirot me biçikletë, deri tek qëndrimi në mbrëmje me njëri-tjetrin. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme jetonin në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin e medias italiane ‘Corriere della Sera’ dedikuar të rinjve.

Shqiptari Xhuliano Këllici familja e të cilit kishte emigruar në Itali, ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë.

“Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon një prej shokëve të tij për 18-vjeçarin shqiptar.

“Humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë u takuam rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…”.

Tre shokët e tij që ndërruan jetë në aksident kishin pasione të ndryshme. Marco Da Re ishte i apasionuar pas motorëve, Daniele Ortolan pas notit ndërsa Daniele Da Re pëlqente xhirot me biçikletë.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ska problem: 15/08/2022 18:30

    Kjo eshte lemeri prind mos qofsh ne keto momente , ngushullime dhe perendia ju mbajt ment e kokes , Ky eshte brezi me i veshtire ku prinderit percjellin femijet krijesat e tyre perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore?



×

Lajmi i fundit

Kolegji turk u mbyll nga kërkesa e Erdogan? Rama: S’kishte respektuar ligjin! Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët

Kolegji turk u mbyll nga kërkesa e Erdogan? Rama: S’kishte respektuar ligjin! Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët