Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një intervistë për Report Tv komenton aksidentin tragjik në Durrës, ku 2 të mitur u përplasën për vdekje nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi, ndërsa shoferi i dehur në timon, rezulton i skeduar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Ministrit Gogu, “Jo domosdoshmërisht ashpërsimi i dënimeve e zgjidh problemin. Ne synojmë parandalimin, përmes një qasjeje të gjithanshme që përfshin drejtësinë, institucionet dhe ndërgjegjësimin qytetar”, theksoi ai.

Ministri paralajmëroi se në javët në vijim do të prezantohet një paketë masash ligjore dhe administrative për të parandaluar tragjedi të tilla dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

“Ajo çfarë ne jemi duke bërë është që jemi duke analizuar menjëherë situatën e pse kemi mbërritur këtu, pra praktikën gjyqësore dhe duhet të shohim aty nëse kemi vend për t'u drejtuar inspektorit të të lartë të drejtësisë që të shqyrtojmë menjëherë, sepse kemi raste nga praktika gjyqësore që ndëshkohen ashpër ë drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë nën ë influencën e alkoolit apo drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Në raste të tjera kemi që e kalojnë paq. Kështu që jemi kemi kërkuar menjëherë gjithë informacionin. Po analizojmë dhe do shohim nëse ka vend për t'ju drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të shqyrtuar këto raste. Nga ana tjetër Gjithashtu po shqyrtojmë legjislacionin nëse do ta çojmë në atë standard ku e kanë çuar fqinjët tanë europian, për shembull italianët, e ndëshkojnë minimalisht me pesë vjet burg, aksidentin, me pasojë vdekjen, pa e analizuar fare është apo jo me ,dashje, pra menjëherë kërkojnë minimumi është pesë vjet burg. Ajo çfarë dua të them është që kemi vënë re që ndëshkimet e ashpra të parashikuara në ligj, jo domosdoshmërisht na parandalojnë situatën. Ne duam të parandalojmë situatën dhe parandalimi i situatës kërkon një qasje të gjithanshme. Pra, kërkon që gjyqësori të standartizojë praktikën dhe gjyqësori të ndëshkojë recidivistë të cilët pa pikën e e problemit hipin përsëri në makinë dhe mundet të vazhdojnë edhe të të kryejnë, të shkelin ligjin. Nga ana tjetër, ne duhet që së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme të shikojmë se si mundet ta luftojmë këtë pjesë kriminaliteti, por nga ana tjetër gjithashtu duhet të bashkërendojmë siç thashë edhe me organe të tjera edhe me ë ë vetëdijen qytetare sepse në fund të ditës është përgjegjësi është përgjegjësi personale. Kështu që Ministria e Drejtësisë në javët në vijim do të vijë patjetër me një paketë qoftë ndryshimesh ligjore, por qoftë edhe veprimesh administrative që ne të mos lejojmë tragjedi të tilla të na shkundin dhe të na tronditin dhe të prishin jetë familjesh siç bëri ky”, thekson Gogu.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit, ministri Gogu për Report Tv: Më afër drejtësisë Europiane! Paraburgimet? Presim ekspertët e huaj për ndryshimin e Kodit