Foto: Algit Samurri
Algit Samurri, 7-vjeçari që ndërroi jetë një ditë më parë pasi u përplas për vdekje nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo, u përcoll në banesën e fundit.
Shkolla ‘Sulejman Rranci’ Mengël ku mësonte i riu ka shprehur ngushëllimet, duke theksuar se ishte një humbje e parakohshme për një jetë që sapo kishte nisur të ëndërronte.
Postimi i plotë:
Sot zemrat tona janë të thyera…
Një engjëll i vogël, Algit, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.
Në korridoret dhe klasat e shkollës sonë sot ndihet heshtja, mungesa e buzëqeshjes së tij të pafajshme dhe e hapave të vegjël që nuk do t’i dëgjojmë më.
Asgjë nuk është më njësoj.
Është tepër e rëndë të pranosh humbjen e një fëmije… një jete që sapo kishte nisur të ëndërronte.
Dhimbja e familjes së tij është dhimbja e të gjithëve ne.
Në emër të gjithë stafit të shkollës, përulemi me dhimbje para kësaj humbjeje të madhe dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Algit.
Lutemi që Zoti ta mbajë pranë engjëjve të Tij dhe t’u japë forcë njerëzve që e deshën aq shumë.
U prehsh në paqe, Algit.
Ti do të mbetesh përgjithmonë pjesë e zemrave tona.
Lajmi kryesor:
U përplas për vdekje, 7-vjeçari në Elbasan përcillet në banesën e fundit! Regjisori Bozo në pranga: Përshëndeta një polic, s’e pashë çfarë godita










