Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.
Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet. 29-vjeçari nga Tirana ishte në shoqërinë e disa miqve të tij për pushime në Mal të Zi.

(Automjeti i përfshirë në aksident në Tivar)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com