Aksidenti tragjik tek Gjiri i Lalëzit, arrestohet 18 vjeçari që përplasi për vdekje 8 vjeçaren sllovake

Aksidenti tragjik tek Gjiri i Lalëzit, arrestohet 18 vjeçari që përplasi për vdekje 8 vjeçaren sllovake

Makina e 18 vjeçarit që shkaktoi përplasjen

Durres- Arrestohet 18 vjeçari i cili mbrëmjen e së dielës, 7 korrik, aksidentoi për vdekje vajzën 8 vje֛çare nga Sllovakia, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Aksidenti u shënua rreth orës 20:00, në kryqëzimin e resortit turistik Lura. Vajza e mitur e cila ndodhej me familjen me pushime në Shqipëri, po kalonte nga një krah i rrugës në tjerin për të arritur prindërit në kryqëzimin e resortit turistik Lura kur ndodhi përplasja fatale.

Vajza kishte shkuar për të blerë diçka në supermarket në krahun tjetër, kur ka dalë nga dyqani ka tentuar të kalojë rrugën kur dhe është përplasur. 

8-vjeçarja u dërgua në spital në Tiranë por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndaj 18-vjeçarit Genci Gjura që sapo kishte marrë patentën i janë vënë prangat në flagrancë dhe ndaj tij është ngritur akuza ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas - Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital" informoi sot policia e Durrësit. 

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 08/07/2024 10:21

    Po si mundet nje 18 vjecar te udhetoje me nje Audi, sapo ka marre patentent. Kjo eshte nje cmenduri duke filluar nga familja e me tej...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë

Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë