'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera me kompleksin 'Partizani'? SPAK: Berisha nën hetim pasuror

'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera me kompleksin 'Partizani'? SPAK: Berisha nën hetim pasuror

Tirane-  Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK do të nisë menjëherë hetimet për 21 Janarin. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i SPAK Altin Dumani, i cili tha se vendimi do të zbatohet ndërsa foli edhe për koordinime mes institucioneve për të hetuar.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë, kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendi si urdhërues të “21 janarit”.

Në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën

‘Janë bërë hetimet pasurore për Berishën.’- mësohet të ketë thënë Dumani.

Mbi dosjen për kompleksin “Partizani” Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet.

“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, u shpreh ai.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Sa persona nën hetim nga SPAK fshihen në Dubai? Dumani zbulon detaje

1716384931_WhatsAppImage20240522at14.34.301.jpeg

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, tregoi se sa persona të hetuar nga Prokuroria e Posaçme dyshohet se gjenden në Dubai. 

Dumani zbulon se SPAK ka nën hetim shtatë persona që dyshohet se ndodhen atje, por nuk zbuloi emra konkretë, duke mos penguar kështu hetimin.

A ka bërë SPAK një skanim sa persona janë në kërkim dhe strehohen në Dubai?

Dumani: Po për llogarinë e SPAK janë shtatë persona që dyshohen se gjenden në Dubai.

Ora 12:36
​​​​​​​Skema e mashtrimit me mikro kreditë, Dumani: Po hetojmë një objekt konkret! Shpreh keqardhjen për vetflijimin e Pal Trashajt para SPAK

1712221182_altindumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikro kreditë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët. Dumani bëri me dije se po bëhet një hetim për një objekt konkret.

‘Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë.’- tha Dumani.

Ora 12:20
Ahmetaj 1 vit në arrati, kreu i SPAK: Me ekstradimet merret Ministria e Drejtësisë

1706864858_arbenahmetaj.JPG

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani në një takim me gazetarët është pyetur edhe për çështjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

I pyetur në lidhje me ekstradimin e tij nga Zvicra, kreu i SPAK tha se për kërkesat për ekstradim i drejtohen Ministrisë së Drejtësisë.

‘Më pas kjo ministri merret me procedurat. Ne i dërgojmë të gjithë materialet.’- tha Dumani.

Megjithatë janë autoritet zvicerane që do te marrin vendimin.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Dëmtohet gjatë kryerjes së punime në banesë, 27-vjeçari transportohet drejt Tiranës

Pogradec/ Dëmtohet gjatë kryerjes së punime në banesë, 27-vjeçari transportohet drejt Tiranës