Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në rrugën Levan-Tepelenë, shkak defekti i gomës së makinës

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në rrugën Levan-Tepelenë, shkak defekti i gomës së makinës

Makina e aksidentuar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", ku janë plagosur një çift bashkëshortësh

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kafaraj", ku makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit janë plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët janë dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkaku i këtij aksidenti ishte dalja nga rruga si rezultat  i një problemi teknik i një gome të makinës.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën dhe procedurat përkatëse për zbardhje e plotë të aksidentit. Nuk ka njoftim zyrtar për identitetin e personave të plagosur.

Makina e aksidentuar

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët