Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, një inspektor i hidrocentralit të Moglicës ka humbur jetën. Mësohet se ai është aksidentuar gjatë punën, teksa ka rrëshqitur një masiv shkëmbor. 
Mësohet se viktima është shtetasi Leonard Çela, 45 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, duke marrë dëmtime të shumta fizike.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Gramshit për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka arritur t'ju shpëtojë plagëve të marra. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe masat e sigurisë në punë, nese viktima ishte i pajisur me masat e nevojshme që duhet të kishte në punë.