Rreth 400 mijë dollarë garanci ka kërkuar një gjykatë në SHBA për 45-vjeçarin Maciej Machnieëicz, i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shqiptares Lida Xhelo. Sipas gjykatës 45-vjeçari nuk ka zotëruar kurrë leje drejtimi për automjetet dhe gjithashtu ai ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Fillimisht makina e 45-vjeçarit është përplasur me tri makina dhe më pas ka marrë përpara dhe 62-vjeçaren nga Shqipëria, Lida Xhelo, e cili sapo kishte zbritur nga autobusi.

Më pas tre dëshmitarët që ishin të pranishëm në aksident arritën të ngrenë makinën peshë dhe të nxjerrin 62-vjeçaren. Sipas autopsisë 62- vjeçarja kishte disa plagë, të cilët i shkaktuan vdekje të menjëhershme. Lida Xhelo, ndodhej në SHBA prej 15 muajsh për të ndihmuar vajzën e saj për të rritur fëmijët, në momentin e aksidentit ishte duke shkuar për në shtëpi.

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)