Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë 55-vjeçari Arqile Prifti, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në aksin Librazhd-Prenjas, në hyrje të qytetit ka aksidentuar 21-vjeçaren A. K., e cila mori ndihmën e parë në spitalin e Prrenjasit dhe u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

Er.K/Shqiptarja.com