Prokuroria ka urdhëruar lirimin e deputetin të PDIU-së, Aqif Rakipi nga ambientet e komisariatit nr.2 në kryeqytet. 

Rakipi aksidentoi për vdekje një qytetar në autostradën Tiranë-Durrës orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa u largua nga vendi i ngjarjes. 

Sipas organit të akuzës, hetimi ndaj Rakipit do kryhet në gjendje të lirë.

Ekspertiza: Viktima fajtor për aksidentin 
Nga hetimet paraprake të grupit të ekspertëve, deputeti rezulton se s’ka konsumuar shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë viktima ai që i ka prerë rrugën.

Kështu ekspertiza bën me faj 54-vjeçarin Seit Sorra, për aksidentin që i mori jetën.

Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj deputeitt Rakipi, atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe për largimin nga vendi i ngjarjes.
 
Seit Sorra, 54-vjeç u përplas për vdekje me automjet nga deputeti i Qarkut të Elbasanit në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Pas aksidentit fatal, Aqif Rakipi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa u dorëzua në polici pas 10 minutash. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com