Aksion i pikave doganore, sekuestrohen një sërë mallrash kontrabandë

TIRANË, 27 Shtator/ATSH/- Një sërë mallrash kontrabandë, të cilat hynin në Shqipëri nëpërmjet Doganës së Kapshticës Doganës së Kakavijës, Doganës së Tiranës dhe Doganës së Vlorës janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme  nga një aksion i Doganave në të gjithë Shqipërinë, së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës.
Mallrat kontrabandë të sekuestruara janë kryesisht veshëmbathje, kozmetikë dhe produkte të tjera, si kafe, apo edhe pleh kimik.
Në degën e Doganës së Kapshticës është identifikuar dhe kapur një kamion i cili kalonte tranzit, me mallra kontrabandë, të cilat ishin lëndë e parë për të falsifikuar veshmbathje të markave të njohura. Mallrat e sekuestruar nga Drejtoria e Antikontrabandës janë si më poshtë dhe tashmë procedurat i kanë kaluar hetuesve doganorë për verifikime të mëtejshme;  6000 stampa copë ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste; 4720 stampa letre ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste; 6000 stampa metalike ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste si dhe462 pjesë këmbimi makinash të markës Bosch.
Në Doganën e Kakavijës po mbrëmjen e djeshme në autobusat e linjës Greqi-Shqipëri, janë identifikuar dhe kapur nga strukturat e Antikontrabandës  mallra të padeklaruar të cilat tentonin të kalonin kontrabandë. Janë kapur gjithsej 432 artikuj kozmetike, të llojit shampo, parfume, deodorant, krem etj.
Penaliteti për këto mallra kontrabandë i vendosur ndaj subjektit i cili po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është 1.495.600 mijë lekë të reja.Ndërkohë që në degën Doganore të Tiranës  janë kapur dhe sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës një sasi e konsiderueshme veshmbathje, dhe mallra të tjera kontrabandë: 2.2 ton veshmbathje (rroba të ndryshme, jorganë, çarçafë); 812 copë depilator të markës Brown, të falsifikuar.
Për këto mallra gjoba e vendosur ndaj subjektit Biz Al është 558.000 lekë të reja për mosdeklarim malli. Në Portin e Vlorës është identifikuar gjithashtu një autobus i Agjencisë, Rex Tours Travel,  me shofer me inicialet N. B,  që vinte nga Italia në Shqipëri, i cili transportonte mallra kontrabandë. Pas kontrollit të ushtruar nga strukturat e Antikontrabandës janë gjetur si më poshtë: 48 kg kafe e pjekur e markës Gimoka;  28 thasë pleh kimik; 69.6 kg ilaç rrobash; subjekti të cilit i është sekuestruar kjo sasi e mallit kontrabandë  është gjobitur me 113.325 lekë të reja./a.gegvataj/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK