TIRANE- Ka nisur aksioni për mbylljen e të gjitha pikave që tregëtojnë mish dhe nënprodukte të tij jashtë standardeve dhe pa kushte higjeno-sanitare. Aksioni ka nisur sot në Pazarin e Ri të Tiranës dhe do të vijojë në të gjithë vendin.
Ka qenë ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, në kuadër të politikave prioritare të qeverisë që thirri në një mbledhje urgjente ‘task-forcën’ për fillimin e aksionit për normalizimin dhe funksionimin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe të mishit të therrur, duke respektuar vetëm normat që garanatojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore te konsumatori. Nën drejtimin e prefektit të qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, është ngritur Task-Forca për kontrollin e tregut të gjësë së gjallë.
Kjo për shkak se në pjesën më të madhe të vendi nuk ka thertore si dhe mungon një strukturë veterinare. “Grupi Task-Forcë që është krijuar, do të jetë aktiv në ushtrimin e kontrolleve deri në përmirësimin e situatës dhe krijimin e kushteve optimale nga të gjithë subjektet tregtare”, – u shpreh prefekti Vorpsi. Grupi Task-Forcë i kryesuar nga prefekti i qarkut Tiranë përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore si autoriteti i ushqimit, ai shëndetësor rajonal, policia e qarkut, agjencia e mjedisit. Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Afrim Bakaj, shpjegon pasojat që ka tek konsumatori tregtimi i mishit në kushte tërësisht jashtë standardeve higjeno-sanitare.
"Një nga artikujt që është shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve është mishi, i cili sjell pasoja shumë shumë të këqija për arsye se nga mishi mund të marrim, infeksione, brucelozë. Vetëm po të shohim këto qepena, duhet të themi se është ligj që nuk lejohet të këtë qepena. Mishi duhet të shikohet me xham, duhet të jetë i hapur”, tha Bakaj.
Aksioni është mbështetur nga INUK që do të inspektojë dhe mbyllë të gjitha pikat që tregtojnë në mënyrë të paligjshme. Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë më dije se nuk do të lejohen më as therja e kafshëve në mënyrë masive në kremtimet e festave, siç është ajo e ritit pagan, tashmë Bektashi, i therjes së mijëra qengjave në malin e Tomorrit. Ngjarje të tilla më shumë se një kremtim festë ngjasojnë me një kasaphanë të vërtetë ku vetëm në tre ditët e festës therjet shkojnë në 7000 qengja, që sjellin për pasojë pellgje të mëdha gjaku në vendin e konsideruar të shenjtë.
Kjo është përveç të tjerash një mënyrë tregtimi ku therja e kafshëve bëhet në ambiente të papërshtatshme si dhe tregtimi dhe konsumimi i tij në kushte aspak higjeno- sanitare . Ndërkohë që gjatë këtyr ditëve krijohen pamje rrenqethëse të kafshëve të theruara dhe të vendit ku gjaku mbetet aty për shumë kohë duke krijuar skena aspak të kënaqshme për syrin tonë që ngjajnë me skenat e filmave horror.
Ndër të tjera autoritetet theksojnë se i rëndësishëm në këtë aksion është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të denoncuar rastet dhe për të mos blerë mish në këto pika, pasi kjo do të ishte në dëm të shëndetit të tyre. Aksioni i nisur dje në Pazarin e Ri të Tiranës së shpejti do të përfshijë të gjitha qytetet e Shqipërisë, për ti dhënë fund tregtimit të mishit në të gjitha pikat që nuk përmbushin standardet higjeno-sanitare.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com