TIRANE- CEZ Shpërndarje paralajmëron të ndërhyjë në informalitetin e lidhjeve të energjisë në pallatet e reja, si pasojë e abuzimit dhe mosmarrëveshjeve të ndërtuesve me banorët.
 
Shkak për ndërhyrjen është mospajisja e banorëve të pallateve të reja me linja të rregullta furnizimi me energji elektrike, nga kabinat e përbashkëta dhe sahatet e veçantë, detyrim ky i ndërtuesve.
 
Sipas njoftimit, CEZ Shpërndarje është e vendosur për të ndërtuar një raport ligjshmërie me të gjithë personat dhe subjektet që deri tani kanë ndërhyrë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë të kundërligjshme.
 
Ndërsa i bën apel ndërtuesve të garantojnë infrastrukturën e kërkuar, CEZ i ka bërë thirrje banorëve të paraqiten pranë sporteleve për t’u njohur me afatet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë për të legjitimuar raportin me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)