“Aksionet ti kalojnë zyrës së administrimit të pasurive të konfiskuara”
Në vendimin e sekuestros kërkohet që këto asete të kalojnë në administrimin e Skënder Met’hasanit i cili është administratori i Agjencisë së Administrimit të pasurive të sekuestruara e konfiskuara pranë ministrisë së financave.
Burime nga krimet e rënda sqaruan për reporttv se tashmë urdhër ekzekutimi i është përcjellë përmbarimit dhe pritet që brënda javës këto asete të administrohen nga kjo njësi deri në përfundim të hetimit.
Dy ditë më parë gjyqtarja Daniela Shkira vendosi të pranojë kërkesën e akuzës për sekuestro preventive të aseteve të Pezës duke pranuar argumentin se ato mund të tjetërsoheshin.
Vetë Alfred Peza reagoi duke thënë se hetimi i prokurorisë i përket pasurisë që ai ka vënë kur punonte si gazetar dhe jo si politikan, e kjo pasuri është e provuar katërcipërisht sqaroi deputeti.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com