Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Refik Halili, presidenti i Tiranës

Çështja e pronësisë së Klubit të Futbollit Tirana është "në ajër", me 66 përqind të aksioneve që kontrollon "Halili shpk" me president Refik Halilin të bllokuara nga përmbarimi për çështje borxhesh.

Tanimë te Tirana janë hedhur në kundërsulm dhe kanë bërë një kundërpadi për këtë bllokim. Përfaqësuesit e presidentit të KF Tiranës i janë drejtuar gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Tiranë, me një kërkesë padi, objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.

Në kërkesë-padinë, paditësi pretendon për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. "Halili shpk" kundërshton veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.

Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, teksa gjyqi për këtë çështje është vendosur për këtë të mërkurë. Sipas ligjit, kundërshtimi në gjykatë i veprimeve përmbarimore nuk e ndalon ankandin; kjo vetëm nëse gjykata shprehet që ta ndalojë çdo procedurë.

NGËRÇI - Në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 përqind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit te KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë