Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
Refik Halili, presidenti i Tiranës
Çështja e pronësisë së Klubit të Futbollit Tirana është "në ajër", me 66 përqind të aksioneve që kontrollon "Halili shpk" me president Refik Halilin të bllokuara nga përmbarimi për çështje borxhesh.
Tanimë te Tirana janë hedhur në kundërsulm dhe kanë bërë një kundërpadi për këtë bllokim. Përfaqësuesit e presidentit të KF Tiranës i janë drejtuar gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Tiranë, me një kërkesë padi, objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.
Në kërkesë-padinë, paditësi pretendon për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. "Halili shpk" kundërshton veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.
Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, teksa gjyqi për këtë çështje është vendosur për këtë të mërkurë. Sipas ligjit, kundërshtimi në gjykatë i veprimeve përmbarimore nuk e ndalon ankandin; kjo vetëm nëse gjykata shprehet që ta ndalojë çdo procedurë.
NGËRÇI - Në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 përqind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit te KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.8%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4359
Lajme të tjera
-
'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet
5 Maj, 21:00
-
Veliaj shërben drekën e Pashkës në qendrën sociale në Shkozë: Tirana ka vend për të gjithë! Të ecim përpara me projektet e mira
5 Maj, 14:57
-
Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve
5 Maj, 07:19
-
Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
4 Maj, 22:27
-
Tiranë/ Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja
4 Maj, 21:40
-
Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë
4 Maj, 21:40
-
Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi
4 Maj, 21:28
-
Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh
4 Maj, 18:13
-
Profil/ Nënë Adilja, 74-vjeçarja që shet trëndafilat e bahçes: Gjunjët më dhëmbin, por pa punë s’rri dot! Të gjithë më respektojnë
4 Maj, 15:45
-
Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë
4 Maj, 15:29
-
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë
4 Maj, 14:54
-
‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket
4 Maj, 13:13