Sot në zonën e Tragjasit në Vlorë janë asgjësuar 5 parcela kanabis të mbjella me rreth 3800 bimë narkotike. 

Ky aksion u krye në kuadër të operacioneve të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Operacionin e sotëm të forcave lokale të Policisë e ndoqi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, si dhe gazetari i britanikes “The Economist”, Tim Judah.

Në fund të operacionit, Ministri Tahiri në një status në facebook u shpreh se “sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka më kultivues dhe kriminelë me imunitetit të çdo lloji.”

Policia e Shtetit vijon operacionet anti-kanabis dhe në të gjithë vendin sot janë asgjësuar rreth 20 mijë bimë narkotike.

Postimi i Tahirit në Facebook:
"Me Tim Judah nga "The Economist" duke asistuar në nje nga operacionet e perditeshme te Policise kunder kultivimit te kanabisit.
Me shume se fitore kunder bimeve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar perfundimisht luften me te shkuaren.
Sot nuk ka me te paprekshem, nuk ka cm2 territor ku policia nuk nderhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit të çdolloji.
Jam shume i ndergjegjshem qe ka ende shume per te bere, ndaj mirekuptoj cilindo qe pret me shume prej nesh.
Shume kemi bere dhe shume kemi per te bere. Jemi ne rrugen e duhur per te ndertuar Shqiperine e gjenerates se te ardhmes me Policine e gjenerates se te ardhmes.

Ministri Tahiri ndoqi operacionin antikanabis në zonen e Tragjasit në Vlorë
tahiri
tahiri
(Saimir Tahiri dhe gazetari i The Economist, Tim Judah)

kanabis
(Asgjësimi i parcelave me drogë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com