TIRANE- Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Në një deklaratë drejtuar mediave, thuhet se deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë arrestuar 18 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë. Janë ndaluar për shpërdorim detyre 4 faturistë, punonjës të OSHEE. Sipas policisë, është mbështetur OSHEE në 1 531 raste gjatë ditës së sotme, dhe janë ndërprerë 793 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.
Në fjalën e tij Zv. Drejtori i Policisë së Shtetit Altin Qato, shprehu vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të mbështetur Operatori e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për ndërprerjet e paligjshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Ndërsa në fjalën e tij administratori i OSHEE Arben Seferi, i bëri thirrje të gjithë abonentëve që t’i për të paguar energjinë elektrike dhe të mos e abuzojnë atë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com