Nëse pavarësia e Skocisë do të njihet atëherë Bashkimi Evropian duhet të pranojë veprimin e Krimesë për të lënë Ukrainën për Rusinë, deklaruan sot autoritetet e këtij gadishulli kaluar në muajin mars nën kontrollin e Moskës.

"Nëse do të ketë një njohje të pavarësisë së Skocisë, kjo do të thotë që Krimeja duhet të njihet nga vendet evropiane, në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë pyetje dhe pa asnjë dyshim", theksoi drejtuesi i përkohshëm i Krimesë, Sergei Aksionov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve "Interfax".

"Dua të shoh cili do të jetë reagimi përballë qytetarëve të tyre, në një rajon ku zhvillohen të njëjtat ngjarje të vështira si në Krime", shtoi ai.
Skocia do të shprehet më 18 shtator për pavarësinë e saj nga Britania e Madhe, me rastin e një referendumi historik, gjashtë muaj pas marrjes së kontrollit nga Moska të Krimesë pas një referendumi të kontestuar, gjatë të cilit 97 për qind të votuesve kanë zgjedhur t'i bashkohen Rusisë.

"Nëse, në një vend, pjesa më e madhe e popullsisë së një rajoni merr një vendim përsa i përket statusit të të pavarësisë, atëherë do ta mbështes personalisht", theksoi Aksionov.
"Njerëzit që banojnë në këto vende e kuptojnë mirë se çfarë ndodh aty dhe është e drejta e tyre të marrin një vndim të tillë", shtoi ai.

Ky referendum, organizuar pas arrjes në pushtet të autoriteteve pro-perëndimore në Kiev, është origjina e krizës më ët rëndë mes rusëve dhe perëndimorëve që prej fundit të Luftës së Ftohtë.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk njohin as rezultatin e këtij referendumi, as kalimin e Krimesë nën sovranitetin rus./ATSH/