'Akt administrativ absolutisht i pavlefshëm', Arben Israj reagon për Dekretin e Metës

'Akt administrativ absolutisht i pavlefshëm', Arben Israj reagon për Dekretin e Metës



Ish-deputeti i PS, Arben Isaraj  është bërë pjesë e reagimeve për dekretin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhje lokale të 30 qershorit.

Israj pasi thekson së vendimi i Metës është akt me karakter administrativ dhe deklaron se është u pavlefshëm.

“Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre, e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative. Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm." shkruan Israj.

Më pas Israj shtron edhe pyetjen se çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.


Statusi i plotë:

'A ka fuqi kushtetuese revokimi i mendjes presidenciale?',

Thonë se në botë ka dy "superfuqi", Arma dhe Mendja.

Për momentin, s'ka ende asnjë fuqi që të matet me Mendjen.

Po çtë bësh , kur një budalla politik që i ka thënë ligjërisht mendjes pirdhu, hedh një gur në lumë dhe 100 konstitucionalistë "të mençur" s'e nxjerrin dot.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit procedurial administrativ, Presidenti i Republikës, në veprimtarinë e tij nxjerr akte administrative.

Në bazë të Kushtetutës, ligjit themeltar të shtetit, Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e të gjithë kombit.

Presidenti është organi që veprimtarinë e tij e ka të ndërthurur me të tri pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Pajisja e këtij organi me një numër të konsiderueshëm kompetencash, që për nga natyra e tyre juridike, afrojnë më shumë me veprimtarinë ekzekutive urdhërdhënëse të administratës shtetërore, i japin veprimtarisë së tij dhe aktit juridik që ai nxjerr një fizionomi të natyrës administrative.

Sipas nenit 92 të Kushtetutës,

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë; ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit; f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit; g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit; gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Këto kompetenca kushtetuese por dhe të tjera të dhëna me ligj, meqenëse rregullojnë marrëdhënie të caktuara të natyrës administrative, i japin pushtetit të tij një karakter ekzekutiv në ushtrimin e funksioneve.

Prandaj dhe roli i Presidentit në këto raste paraqitet tepër i afërt me pushtetin ekzekutiv.

Në këtë aspekt edhe dekreti që nxjerr Presidenti i Republikës është një akt i karakterit administrativ.

Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative.

Si akt administrativ, Dekreti presidencial, duhet të dalë në formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm.

Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm, sipas ligjit, nuk prodhon pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse është deklaruar ose jo si të tillë nga gjykata.

Një akt i tillë - thotë ligji, konsiderohet se nuk egziston.

Kushtetuta nuk ia njeh Presidentit as pushtetin diskrecial (diskrecioni) të administratës publike, si e drejta e kësaj të fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit.

Pushtetin diskrecial të administratës publike, në demokracitë parlamentare dhe sipas Kushtetutës e ka Këshilli i Ministrave si autoritet publik.

Duke munguar fuqia kushtetuese e ligjore e revokimit të mendjes presidenciale, as më shumë e as me pak, dita e zgjedhjeve vendore, me Kushtetute e ligj mbetet, data 30 qershor 2019.

Shënim:

Imagjinoni çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.

Shtet jo .... LSI po.
 


Lajmi kryesor:

Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë