Ngrihet aktakuzë kundër 9 ish ministrave në Mal të Zi dyshohet se kanë dëmtuar buxhetit të shtetit 2.6 mln euro

Ngrihet aktakuzë kundër 9 ish ministrave në Mal të Zi dyshohet se kanë dëmtuar buxhetit të shtetit 2.6 mln euro

Disa prej ish ministrave (aktualisht deputetë)

MAL I ZI-  Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Sipas aktakuzës, ish ministrat dëmtuan buxhetin e shtetit të Malit të Zi 2.6 mln euro gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për shtëpi.

Pjesë e Partisë Demokratike e Socialistëve (DPS)

  • Predrag Boshkoviç,
  • Dragica Sekuliç
  • Suzana Pribiloviç
  • Social Demokratët:
  • Ivan Brajoviç
  • Damir Shehoviç
  • Budimir Shegrt
  • Suad Numanoviç
  • Sanja Vlahoviç

Partia Boshnjake

  • Osman Nurkoviç

Shpërdorimi i detyrës dënohet me burgim nga dy deri në 12 vjet.

Ministrat e akuzuar kanë qenë në Komisionin Qeveritar për Çështje e strehimit. Përveç anëtarëve të qeverisë, ata kanë ndarë banesa dhe kredi edhe për deputetë, gjyqtarë e prokurorë.

Prokuroria gjithashtu thekson se kredi individuale në vlerë prej 40 mijë euro u janë dhënë edhe zyrtarëve të cilët kanë kërkuar nga Komisioni 30 mijë euro në kërkesat e tyre për zgjidhjen e nevojave të tyre për shtëpi.
Ka qenë 

Prokuroria gjithashtu konstatoi se Qeveria e Dushko Markoviqit, në periudhën 2016-2020, i ka dhënë pëlqimin Komisionit për ndarjen e këtyre kredive.

Prandaj, sipas njoftimit, ajo ka vendosur që një kopje të kallëzimit penal t'ia dorëzojë Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për të vlerësuar nëse ekzistojnë baza të dyshimit se kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë “kanë kryer veprën e vazhdueshme penale të punës së papërgjegjshme në shërbim".

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë