Aktet e dhunës dhe gjoba e UEFA-s për Kombëtaren, FSHF përjashton nga stadiumet shqiptare pesë tifozë (EMRAT)

Aktet e dhunës dhe gjoba e UEFA-s për Kombëtaren, FSHF përjashton nga stadiumet shqiptare pesë tifozë (EMRAT)

Flakadanët në fushë

Flakadanët e hedhur në stadiumin "Air Albania" dhe dhuna në ndeshjen e Kombëtares, fituar 2-0 kundër Polonisë më 10 shtator në "Air Albania", i ka kushtuar shumë pesë tifozëve kuqezi. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka përjashtuar për një afat të pacaktuar nga stadiumet shqiptare tifozët: Gerti Lleshi, Rinor Grajveci, Edmond Hyseni, Almir Dubovci  dhe Berat Maloku.

Veç sendeve të hedhura në fushë dhe ndalimit të lojës, edhe në fund të ndeshjes për kualifikueset e Euro 2024 pati përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit. Një kopje e këtij vendimi do i kalojë edhe policisë.

Kujtojmë se UEFA gjobiti FSHF-në me 44 mijë euro gjobë për këto incidente, ndërsa 12 tifozë shqiptarë dhe polakë u shoqëruan nga policia.

"Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE, VENDOSI:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm: – Gerti Lleshi – Rinor Grajveci – Edmond Hyseni – Almir Dubovci – Berat Maloku

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit", njofton FSHF.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luizi BBV: 22/09/2023 22:50

    Pse te perjashtohen tifozet? Te penalizohen dhe te perjashtohen nga radhet e policise qe i lejuan keto tifoza te fusin dhe hedhjen e flakadanve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë