Pasqyrë e frikës së brendshme të kryeministrit Edi Rama nga protestat, e quajti Partia Demokratike paketën anti—dhunë të qeverisë që po diskutohet në komisionet parlamentare dhe duhet të marrë brenda pak ditësh vulën në parlament.

Oerd Bylykbashi i kërkoi në Komisionin e Ligjeve deputetëve të shumicës të dalin kundër akteve të sjella nga qeveria që krahas terrorit policor tha ai, po përdor edhe gjobat për të frikësuar qytetarët. 

“Rama nuk i përballon dot këto protesta, kemi pasqyrën e gjendjes së brendshme të kryeministrit në këto akte, si duron dot ai protestuesit kundër tij. I arrestoni, I rrihni sin ë kohën e komunizmit edhe në furgona, edhe I thoni policëve thyeni brinjët se do merrni dhe 2500 euro. Dhe përballë kësaj urgjenca e ramës për të mbrojtur veten e vet”, tha mes të tjerash Bylykbashi.

Socialistët i qëndruan mendimit, se akti nuk është mbrojtje vetëm për shtetin, institucionet e bizneset private që janë shënjestruar nga demonstruesit e dhunshëm, por mbron nga njëri-tjetri edhe vetë protestuesit e flamingove e ata demokratë, që mes tyre nuk kanë bashkëjetuar në bulevard gjithnjë paqësisht.

“Është për të mbrojtur edhe atë protestuesin që tha Berisha n burg Ka patur protesta dhe do të ketë, por është fakt që shqipëria u gjet në valën e një dhune që nuk ka lidhje fare me protestuesit që duan të protestojnë paqësisht në këtë vend. Dhunë e organizuar nga grupe eprsonash me maska, dhunë deri në përdorimin e mjeteve të rrezikshme ndaj jetës së pooliciëve, dhe këtu ju ftoj të distancoheni nga termi bandë për punonjësit e policisë”, tha Ulsi Manja.

“Jemi gjendur në pushtetin e dhunës, opozita duhet ta dijë sepse edhe hedhja në lanë është dhunë, ajo që më bën përshtypje është relativizimi i kësaj dhune”, tha Besa Spaho.

Ndërsa deputeti i Fierit Erion Mile publikoi një video nga tubimet, duke thënë se shumica e shqiptarëve janë të shqetësuar nga dhuna e protestuesve.

“Kanë ndodhur protesta të dhunshme në të gjithë Europën. Dhe opozita atje është distancuar nga dhuna e përdorur, edhe ndaj Policisë. Policia nuk është e një partie politike, por e shtetit. E vetmja opozitë që nuk është distancuar është PD-ja. Fakti që ju jeni në krah të dhunës është për turpin e republikës sonë. Kur protesta ishte paqësore, edhe ju vetë jeni koshientë që kishte më shumë njerëz. Mos dëgjoni vetëm zhurmën e asaj pakice, dëgjoni edhe shumicën e heshtur”, tha mes të tjerash Erjo Mile.

 

Akti normativ për tubimet që sjell disa kufizime kur protesta bëhet e dhunshme dhe parashikon gjoba deri në 5 milionë lekë të vjetra për protestuesit e dhunshëm të maskuar, akti normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara gjatë protestave, si dhe VKM-ja për krijimin e një regjistri të posaçëm për dhunuesit, është goditur edhe në gjykatën kushtetuese nga PD dhe grupet e studentëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
‘Protestën s’e trembni dot’- Blushi te ‘Ligjet’: Kushtetutën po e zëvendësoni me shkopin e gomës, dhuna shtetërore nuk mund të ligjërohet me akt normativ!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi, ka kundërshtuar aktin normativ për tubimet, gjatë diskutimeve në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe një përpjekje për të legjitimuar atë që ai e cilësoi si dhunë shtetërore.

Blushi pretendoi se akti normativ shkel 13 nene të Kushtetutës, duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, lirinë e tubimit dhe të drejtën për të protestuar.

“Kushtetutën po e zëvendësoni me shkopin e gomës. Dhuna shtetërore nuk mund të ligjërohet me akt normativ. Protestën nuk e trembni dot”, deklaroi Blushi.

Deputeti akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë ndaj studentëve dhe gjimnazistëve, arrestime të paligjshme dhe përdorim të gazit lotsjellës e plumbave të gomës, duke ngritur pikëpyetje edhe për identifikimin e efektivëve përgjegjës për dëmtimin e protestuesve.

Ai u ndal veçanërisht te rasti i të riut Erjon Vishkulli, i cili u qëllua me plumb gome në sy, duke kërkuar të mësojë se kush ishte efektivi që qëlloi dhe kush dha urdhrin.

“Mjafton të shihni denoncimet e studentëve e gjimnazistëve, të cilët rrëmbehen në rrugë, futen në komisariate dhe dalin prej aty o me sy të nxirë, o me kafka të thyera”, u shpreh Blushi.

Blushi ngriti gjithashtu pretendime për presion ndaj të riut Enea në Spitalin e Traumës, si dhe për dhunë ndaj një gruaje shtatzënë dhe të miturve gjatë protestave.

Në përfundim, Blushi kërkoi që akti normativ të mos vijonte të shqyrtohej, duke e cilësuar atë një nismë të paprecedentë që, sipas tij, shkel 13 nene të Kushtetutës.