Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.KONCERT VOKAL SIMFONIK, “MAGJIA E DISNEY-T” NË TKOBAP

Magjia e Disney-t është koncerti vokal simfonik që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit sonte në orën 20:00. Nën dirigjimin e maestro Diego Basso, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së dhe “Voice Art Academy” e sjellin këtë koncert si një përqafim mes brezash, me melodi që frymëzojnë imagjinatën e çdo moshe.

2.EKSPOZITA “MAMA - MOTHER NATURE” TE “COD KRYEMINISTRI”

Pas ekspozimit në Baku, Romë, Manama, Londër, Tbilisi dhe Berlin, ekspozita mama “Mother Nature” vijon të qëndrojë e hapur në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog nw Kryeministri. Ajo sjell një dialog të fuqishëm mes artit dhe ekologjisë përmes veprave të artistëve nga vende të ndryshme të botës.

3. “17 SHKURTI” ME PUNË TË PEDAGOGËVE TË PRISHTINËS E TIRANËS

Ekspozita “17 shkurti” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria FAB në Tiranë. Në të ekspozohen punime të zgjedhura nga Stafi pedagogjik i Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë.

4. “INTELIGJENCA ARTIFICIALE”, SHFAQJA E CIRKUT TE KUKULLAT

“Inteligjenca artificiale” është shfaqja nga artistët e Cirkut Kombëtar, që do të vijë nesër në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.

5. “DASHURIA NË KOHËRAT E AI”, SHFAQJE ME TË RINJ NË KORÇË

Në një mbrëmje të veçantë, letrat dhe vargjet e dashurisë së poetëve rikthehen në jetë përmes Inteligjencës Artificiale dhe zërave të rinj të Korçës në shfaqjen që do të vijë në Qendrën Rinore në Korçë nesër në orën 18:00.

6. MUZIKË DHOME NGA KUARTETI TE GALERIA E ARTEVE DIGJITALE

Kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, “OSFA String Quartet” vjen më 21 shkurt në orën 19:30 në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë me një program të përzgjedhur nga Joseph Haydn, Anton Webern dhe Erwin Schulhoff. Në këtë mbrëmje muzike dhome interpretojnë Xhudi Dodaj (violinë), Xhulja Dodaj (violinë), Stela Bello (violë) dhe Remino Sula (violonçel).

7. “GOODBYE LENIN”, SHFAQJE FILMI TE QENDRA E ARTIT AGIMI

“Goodbye Lenin”, një rrëfim satirik, por edhe emocional mbi kujtesën post-socialiste, jeta pas diktaturës dhe mënyrat si simbolet e rutinat mund të mbijetojnë shfaqet sot në orën 18:00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, ndërkohë që do të ketë edhe një përshëndetje nga ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.

8. “EKSODI”, NJË RRËFIM PËR PESHËN E ZGJEDHJEVE NJERËZORE

“Eksodi” nga Jurgen Dervishi është shfaqja që do të vijë për publikun te salla “Bodrum” e teatrit “Metropol”, sot, nesër dhe më 22 shkurt në orën 19:00.

9. “AMANETI TYLIT”, SHFAQJE TE TEATRI “MIGJENI” NË SHKODËR

“Amaneti Tylit” (nga Daja dhe Nipi) vjen në teatrin “Migjeni” në Shkodër sot, nesër dhe më 22 shkurt në orën 19:00

10. “ROSAKU I SHËMTUAR” PËR FËMIJËT TE TEATRI I KUKULLAVE

“Rosaku i shëmtuar” është shfaqja për fëmijë që do të vijë te Teatri i Kukullave më 21 e 22 shkurt në oraret 10:30 dhe 11:30.

11. EKSPOZITA FOTOGRAFIKE NË GALERINË E ARTEVE TË VLORËS

“Vlora” është ekspozita fotografike nga Altin Serani, që çelet sot në orën 18:00 në Galerinë e Arteve në Vlorë, për të vijuar deri më 28 shkurt.