Aktivistja Luçiana Kokaj, e cila është edhe një nga organizatoret e protestave në Tiranë, tha sot gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë se Zv.Presidenti i PE-së ka dënuar dhunën sipas saj të ushtruar nga policia ndaj protestuesve, gjatë tubimit të djeshëm para Kuvendit.
Më tej Kokaj tha se protestuesit, veç mbështetjes së partive të Gjelbërta Europiane dhe atyre të majta, kanë marrë edhe mbështetjen e PPE-së, grupit më të madh politik të qendrës së djathtë në Europë.
“Më lejoni t’ju sjell një lajm shumë të mirë nga Bashkimi Europian. Zv.Presidenti i Parlamentit Europian është shprehur se dënon çdo dhunë të ushtruar nga Policia ndaj protestuesve. Ne përjetuam edhe mbështetjen e partive të gjelbërta dhe të majta të Parlamentit Europian. Por ne mbështetjen e kemi edhe përtej tyre. PPE, që është partia më e madhe e spektrit të djathtë është shprehur pro-protestës. Të gjitha pikat që ne kemi shprehur në kërkesat tona, ishin në rezolutën e tyre. Europa është me ne, jemi më të fortë se kurrë. Të mos lëshojmë sheshin pa fituar shtetin tonë”, tha mes të tjerash Kokaj.
Lajmi kryesor:
Dhunuan efektivët te Kuvendi, organizatorët e protestës akuza Policisë: Po shndërrohesh në instrument politik! Shoqatat shqiptare në Britani: Qeveria të dialogojë me protestuesit







