1 Familjarë të të zhdukurve gjatë komunizmit do të vijnë në një bisedë që mbahet te “Tek Bunkeri” mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 21 janar, në orën 19:00. Diskutimet zhvillohen në kuadër të projektit “Zërat”, me synimin për të reflektuar mbi pasojat dhe padrejtësitë e shkaktuara nga regjimi dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e ruajtjes dhe respektimit të së shkuarës, në mënyrë që të zhmangen lëvizje të tjera shtypëse.
2 “Hare në dhimbje” është shfaqja teatrore që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure më 22 janar, në orën 19:00. Shfaqja nën regjinë e Klevis Hysko dhe Gani Velaj eksploron dhe reflekton mbi ndryshimet dhe zakonet tradicionale të zonës së veriut dhe jugut të Shqipërisë. Ajo përcjell disa mesazhe, si: ruajtja dhe mbrojtja e familjes, ngritja e vlerës së gruas etj.
3 “Ëndërr në papafingo” është komedia me regji dhe skenar të Leka Bungos, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan më 21 janar, në orën 13:00 dhe në orën 18:00.
4 Ekspozita “Rrëfenja të gjelbërta” nga Klara Fyshku çelet këtë të martë në 21 janar, në orën 19:00 te Qendra e Artit “Agimi”. Ekspozita fton për një rikthim në fëmijëri, në kohët e leximit të përrallave dhe legjendave të njohura shqiptare.
5 “The man without a past” është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e së martës, më 21 janar në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë.